Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kur lejohet të fillohet lufta?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
d1zzy.
Banned
Banned
d1zzy.


Numri i postimeve : 396
Poenat e Antarit : 917
Thanks : 6
Join date : 24/04/2009
Age : 28
Location : LLap..!

Kur lejohet të fillohet lufta? Empty
MesazhTitulli: Kur lejohet të fillohet lufta?   Kur lejohet të fillohet lufta? EmptyFri Jun 05, 2009 6:33 pm

Kur lejohet të fillohet lufta?
Duke qenë se themeli është paqja dhe lufta është rast i përveçëm, nuk ka arsye për të hapur luftë dhe sipas këndëvështrimit islam lufta bëhet vetëm në dy raste: Së pari: Në rast mbrojtjeje të jetës, nderit, pasurisë apo vendit nga armiqtë.

Kur lejohet të fillohet lufta?

Duke qenë se themeli është paqja dhe lufta është rast i përveçëm, nuk ka arsye për të hapur luftë dhe sipas këndëvështrimit islam lufta bëhet vetëm në dy raste:

Së pari: Në rast mbrojtjeje të jetës, nderit, pasurisë apo vendit nga armiqtë.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Luftoni për hir të Allahut atë që ju luftojnë, por mos i kaloni kufijtë. Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë.” (El-Bekare, 190)

Sa`d ibn Zejdi tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush vritet për pasurinë e tij, ai është dëshmor, kush vritet për të mbrojtur veten e tij është dëshmor, kush vritet për të mbrojtur fenë e tij është dëshmor, kush vritet për të mbrojtur ******** e tij është dëshmor”. Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.

Allahu i Lartësuar thotë:
“E pse të mos luftojmë kur jemi nxjerrë nga shtëpitë dhe fëmijët tanë.” (El-Bekare, 146)

Së dyti: Në rast mbrojtjes të thirjes dhe ftesës për tek Allahu i Lartësuar, nëse del ndonjë pengesë për të duke torturuar atë që beson, duke penguar atë që dëshiron të hyjë në këtë fe apo duke penguar thirrësin ta komunikojë atë. Argumentin e saj e gjejmë si më poshtë:

1.Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë, por mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën). Dhe luftoni, ata kudo që t`i zini, dëbojni prej vendit ata, sikurse ju përzunë ata juve. Provokimi (fitneja) është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), deri në atë cast që ata t`ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj jobesimtarëve. Dhe nëse heqin dorë, Allahu është Ai që fal dhe mëshiron. Luftoni idhujtarët derisa të zhduken propagandimi i tyre e të praktikohet feja e vetëm për Allahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta) atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.” (El-Bekare, 190-193)

Ky ajet përfshin çështjen e mëposhtme:
a) Udhrin për të luftuar ata që e fillojnë agresionin, për t`i vënë fre agresionit të tyre. Lufta për të mbrojtur jetën është diçka legjitime në çdo legjislacion. Kjo është e qartë në ajetin e mëposhtëm:

“Luftojini për hir të Allahut ata që ju luftojnë.”

b) Ndërsa ata që nuk fillojnë luftë, nuk lejohet të fillohet lufta me ta sepse Allahu i Lartësuar e ka ndaluar agresionin, siç ka ndaluar edhe padrejtësinë. Ai thotë:

“Mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë.”

c) Motivimi i ndalimit të luftës me pretekstin se Allahu nuk i do agresorët është argument që kjo ndalesë është prerë dhe nuk pranon anulim sepse këtu njoftohet për mosaprovimin e Allahut ndaj agresionit.
Këtë njoftim nuk e prek anulimi, sepse vetë teprimi është padrejtësi, kurse Allahu nuk e do kurrë padrejtësinë.

d) Kjo luftë legjitime e ka një qëllim që është ndalimi i padrejtësisë ndaj besimtarëve duke mos i shqetësuar ata e duke i lënë të lire të praktikojnë adhurimin ndaj Allahut dhe fenë e tyre të qetë e të mbrojtur nga çdo aggression.

2.Allahu i Lartësuar thotë:
“ç`keni ju që nuk luftoni në rrugë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, grate dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “ O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës! Na cakto një mbrojtës dhe na dërgo nga ana Jote dike që të na ndihmojë!” (En-Nisa, 75)

Ky ajet sqaron dy nga shkaqet e luftës:
a) Lufta për hir të Allahut, që është qëllimi për të cilin feja përpiqet që të mos ketë përçarje.
b) Lufta për hir të dobësive, të cilët kishin pranuar Islamin në Mekë por nuk kishin mundësi të emigronin. Ata u torturuan nga Kurejshitët derisa kërkuan prej Allahut që t`i zhdukte armiqtë. Këta patjetër që kanë nevojë për mbrojte që të mund të shpëtojnë nga rreziku dhe dhuna e tiranëve, t`u jape liri për ata që besojnë e praktikojnë.

3. Allahu i Lartësuar thotë:
“Në qoftë se ata tërhiqen prej jush dhe nuk ju luftojnë, por ju ofrojnë paqe atëherë Allahu nuk ju lejon të luftoni kundër tyre.” (En-Nisa, 90)

Këta janë ata që nuk luftuan as me njerëzit e tyre, e as me muslimanët dhe u mënjanuan nga luftimi i të dy palëve. Ky mënjanim i tyre nga lufta ishte i vërtetë, sepse me anë të tij duan paqe. Muslimanët nuk kanë të drejt të prekin kët grup.

4. Allahu i Lartësuar thotë:
“Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo, e mbështetju Allahut. Ai dëgjon dhe di. Nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton Allahu.” (El-Enfal, 61, 62)
Ky ajet urdhëron të anohet kah paqja nëse armiku anon kah ajo ,edhe në qoftë se ky anim i tij ëhtë mashtrim apo intrigue.

5. Tërë luftërat e Profetit (a.s) kanë qenë vetëmbrojtëse, sepse në to nuk ka pasur asnjë aggression. Luftimi i idhujtarëve arabë dhe thuerja e pakteve me to pas çlirimit të Mekës u zbatua në bazë të këtij regulli. Kjo është qartë në ajetin kuranor:

“Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata e filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t`i frikësoheni Allahut, nëse jeni besimtarë. Luftoni ata, Allahu i dënon dhe I mposht ata nëpërmjet jush, kurse juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë. Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. Allahu ia pranon pendimin atij që do. Ai i di të fshehtat dhe i zgjidh çështjet me urtësi.” (Et-Teube, 13,15)

Kur të tërë ata u grumbulluan dhe sulmuan se bashku muslimanët, Allahu i Lartësuar i urdhëroi muslimanët t`i luftonin të gjithë ata. Allahu i Lartësuar thotë:

“Luftojini të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim. Dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave).” (Et-Teube, 36)

Për sa i përket luftës me hebrenjtë, ata kishin lidhur pakte me Profetin (a.s) pas emigrimit të tij, por nuk kaloi shumë kohë ata e prishën paktin e tyre dhe u bashkuan me idhujtarët dhe hipokrtitët kundër muslimanëve . Ata luftuan se bashku në betejën e Ahzabit (partive) e Allahu i Lartësuar zbriti ajetin:

“Luftojini ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që Allahu dhe i dërguari i Tij ndaloi, nuk besojnë fenë e vertetë, ata të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.” (Et-Teube, 29)

Gjithashtu thotë;

“O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e forte kundër tyre. Dijeni se Allahu është me të devotshmit”.

(Et-Teube, 123)

6. Profeti (a.s) njëherë, kaloi pranë një gruaje të vrarë dhe tha: “Kjo nuk ishte duke luftuar”. (Hadith Hasen; Sahih Ebi Daud 2669] Nga kjo u kuptua se motive i vrasjes së saj ishte se ajo nuk kishte qenë ndërmjet luftëtarëve, por ajo ishte viktimë e luftës agresive të armikut. Kështu që lufta e tyre ndaj nesh është edhe shkaku i luftës sonë ndaj tyre Pra, Mosbesimi nuk është shkak, por shkak për luftë mbrojtëse ishte agresiviteti i armiqve.

7. Profeti (a.s) ka ndaluar të vriteti murgjit dhe fëmijët, për të njëjtën arsye ndali edhe vrasjen e grave.

8. Islami nuk e ka përdorur detyrimin si mjet për të hyrë në fe, por për këtë ka pranuar përdorimin e mendjes dhe logjikës si dhe vrojtimin e shenjave që tregojnë këtë.
Allahu i Lartësuar thotë:

“Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do t`i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?! Askush nuk mund të besojë, përveçse me vullnetin e Allahu. Ai dënon ata që s`mendojnë (mbi këshillat dhe urdhërat e Tij). Thuaj: “Shikoni ç`ka në qiej dhe në Tokë!” Por, nuk i bëjnë kurrfar dobie shenjat e qortimet popullit që nuk beson.” (Junus, 99-101)

Si dhe:
“Nuk ka shtrëngim në fe. Është sqaruar rruga e drejtë nga ajo e shtrembër.”
(El-Bekare, 256)
Vërtetohet se Profeti (a.s) zinte robber në luftë, por nuk njihet asnjë rast që ai të ketë detyrar ndonjë prej tyre që të pranonte Islamin me detyrim.
Kështu bënin edhe shoket e tij. Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra se Themamete El Hanefi u zu rob. Profeti (a.s) shkonte tek ai e i thoshte: “çke o Themame? “Pastaj i thoshte: “Nëse vret njeri me gjak , por nëse fal, je i falënderuar. Nëse do para, të japin sa të duash.” Gjitashtu, shokët e Profetit (a.s) e donin shkëmbimin e thoshin: “ ç`të bëjmë me këtë (Themamen)?” Profeti (a.s) shkonte shpesh tek ai, derisa ai pranoni Islamin.
Atëherë Profeti (a.s) e zgjidhi dhe e dërgoi në shtëpinë e Ebu Talhës, ku e urdhëroi të lahej. Ai u la dhe fail dy rekate. Më pas Profeti (a.s) u tha: “Tani u përsos Islami i vëllait tuaj”. [Transmeton Buhariu në “El Megazi”, nr, 70 dhe Muslimi në kapitullin e Xhihadit, nr 59]
Ndërsa të krishterëve e popujve të tjerë si ata, Profeti (a.s) nuk u shpalli luftë, derisa dërgoi lajmëtarët e tij, pas marrëveshjes së Hudejbijes, tek tërë mbretërit e asaj kohe, duke i ftuar të pranonin Islamin : ai dërgoi lajmëtarë tek çezari, Mukaukasi, Nexhashi si dhe tek mbretërit arabë, në lindje dhe në Siri. Prej tyre pati disa që pranuan, ndërsa të krishterët e Sirisë vranë disa prej njerëzve të tyre që panuan Islamin. Pra, të krishterët ishin ata që fillimisht u happen luftë muslimanëve dhe vranë padrejtësisht ata të krishterë që u konvertuan në muslimanë.

Kur të krishtertë filluan vrasjen e muslimanëve, Profeti (a.s) dërgoi një ushtri, në krye të së cilës ishte Zejd Ibn Haritha, pas tij Xhafer ibn Ebu Talibi e pas tij Abduallah ibn Rauaha. Kjo ka qenë beteja e pare që muslimanët bënë kundër të krishterëve. Kjo ndodhi të Mu`te, në territoret e Sirisë. Në këtë betejë ranë dëshmorv të tre komandantët, dhe pas tyre komandën e mori Halid ibn Velidi.

Nga çka u tha më lartë, tregohet qartë se Islami nuk e ka lejuar luftën përveçse në rast mbrojtjeje nga agresioni, në rast mbrojtjeje të thirjes Islame, për ndalimin e persekutimit dhe për mbrojtjen e të drejtës së praktikimit të fesë. Pikërisht në këto raste, lufta bëhet një prej detyrimeve të fesë si dhe një prej detyrave të saj të shenjta, e sila quhet “XHIHAD”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kur lejohet të fillohet lufta?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Arti dhe Kultura :: Feja Muslimane-
Kërce tek: