Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Thaçi: Serbia ka përgjegjësi historike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Armend
Admin
Admin
Armend


Numri i postimeve : 433
Poenat e Antarit : 1591
Thanks : 16
Join date : 24/03/2009
Age : 32
Location : Kosova, Prishtin

Thaçi: Serbia ka përgjegjësi historike Empty
MesazhTitulli: Thaçi: Serbia ka përgjegjësi historike   Thaçi: Serbia ka përgjegjësi historike EmptyWed Jun 10, 2009 10:09 am

Thaçi: Serbia ka përgjegjësi historike Hashim-thaci-tungjatjeta

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Serbia ka përgjegjësi historike për dëmin ekonomik që i ka shkaktuar Kosovës gjatë viteve të okupimit.

“Nuk është e lehtë të tejkalohet dëmi ekonomik i shkaktuar nga Serbia gjatë një shekulli në Kosovë”, citohet të ketë thënë Kryeministri Thaçi për agjencinë ruse e lajmeve “Ria Novosti”.

Kjo agjenci të martën i kushton vëmendje të veçantë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Paris, duke pasqyruar gjerësisht takimin e tij me Presidentin Nicolas Sarkozy.

Të hënën, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me Presidentin e Republikës së Francës dhe Ministrin e Jashtëm. Ky takim dëshmoi edhe njëherë përkushtimin e Francës për shtetin e Kosovës.

Në një komunikatë për media të Presidencës Franceze, thuhet se Parisi do ta ndihmojë Kosovën si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë politik. Madje, Presidenti Sarkozy nuk hezitoi të shprehet se Franca do të lobojë tek shtetet ku ka ndikim, në mënyrë që ato ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://drenica.albanianforum.net
 
Thaçi: Serbia ka përgjegjësi historike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi: Po përgatitemi për liberalizim të vizave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: