Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 “Djalli” rrezikon Pirlon, gati Ledezma

Shko poshtë 
AutoriMesazh
bLeenndoo.xX
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 515
Poenat e Antarit : 1428
Thanks : 3
Join date : 28/05/2009
Age : 23
Location : Kosova,Vushtrri

MesazhTitulli: “Djalli” rrezikon Pirlon, gati Ledezma   Fri Jun 19, 2009 4:22 pm



Mesfushori kuqezi mund të largohet drejt Çelsit për t’u bashkuar me Ançelotin në Londër.



Dhe tani të gjithë në sulm për Edin Dzekon. Pasi është marrë Sisokho, Milani shpreson të përfundojë edhe marrëveshjen për marrjen e qendërsulmuesit boshnjak nga Volfsburgu. Klubi i tij aktual, me të cilin ka një kontratë edhe për dy vite të tjera e di shumë mirë se nuk duhet tërhequr shumë litari. Nëse Dzeko nuk rinovon është shumë e lehtë që të përgatisë gjithçka për t’u larguar një vit më vonë për më pak parà. Për këtë arsye Milani pret dhe nuk është i frikësuar nga zërat që flasin se Volfsburgu mund të kërkonte edhe tridhjetë milion euro. Por merkato kuqezi shumë shpejt mund të ketë lëvizje të tjera. Nga Çelsi kanë ardhur sinjale të rëndësishme për Andrea Pirlon. Abramoviç kërkon lojtarë për të ardhmen, por Ançeloti këmbëngul për mesfushorin nga Breshia. Pavarësisht se është 30 vjeç e konsideron thelbësor për vizionin e tij taktik. Dhe gjithçka bën të kuptohet se pas pak kohësh oferta do të vijë. Sigurisht klubi kuqezi nuk e jep për të mirëqënë këtë shitje. Dhe është e lehtë të parashikohet se hapja e negociatave do të vinte nëse do të kishte një ofertë të rëndësishme ekonomike. Pa përfshirjen e kundërofertave teknike. Nëse Milani sakrifikon Pirlon, ka ndërmend ta zëvendësojë me një alternativë të përshtatshme për sezonin e ri, si nga pikëpamja teknike ashtu edhe nga ajo e moshës. Në lidhje me këtë ka ardhur menjëherë nga Roma lajmi mbi marrëveshjen e arritur nga Kristian Ledezma dhe presidenti Lotito. Lacio është shprehur e gatshme për ta shitur lojtarin argjentinas për 15 milion euro (shifër që mund të shlyhet në tre vitet e ardhshme). Dhe para kësaj zgjidhjeje ekonomike, kandidatura e Ledezmës mund të konsiderohet e vlefshme edhe pse argjentinasi me pashaportë italiane i përshtatet shumë mirë modulit 4-3-3 ose më saktë skema e re e kuqezinjve. Po për Ledezmën duhen bërë llogaritë me konkurrencën e Interit dhe Juventusit. Gjithsesi, rruga është e hapur dhe edhe për këtë emri i Hernanes duket gjithmonë edhe më larg ngaë është jokomunitar. Dhe duhet kujtuar se pasi është rregjistruar Tiago Silva, tani Milani ka vetëm një vend për një lojtar jokomunitar që ruhet për Dzekon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.blendos.albanianforum.net
 
“Djalli” rrezikon Pirlon, gati Ledezma
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: