Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si ta kontrollojmë kompjuterin nga një kompjuter tjetër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Armend
Admin
Admin
Armend


Numri i postimeve : 433
Poenat e Antarit : 1591
Thanks : 16
Join date : 24/03/2009
Age : 32
Location : Kosova, Prishtin

Si ta kontrollojmë kompjuterin nga një kompjuter tjetër Empty
MesazhTitulli: Si ta kontrollojmë kompjuterin nga një kompjuter tjetër   Si ta kontrollojmë kompjuterin nga një kompjuter tjetër EmptyFri Mar 27, 2009 7:38 pm

Vlen per ata qe kan Windows XP
Në versionin profesional të Windows XP nuk është nevoja të instalosh asnjë program, sepse Windows vjen me programin Remote Desktop Connection që të lejon ta përdorësh kompjuterin nga rrjeti, njësoj sikur ta kishe përpara. Ndiq hapat në vazhdim për të pregatitur kompjuterat dhe për të bërë lidhjen.


Në kompjuterin e shtë***ë

1. Krijo një llogari në kompjuterin e shtë***ë dhe vendosi një fjalëkalim të mirë. Kjo është shumë e rëndësishme që të mos futen të tjerët në kompjuterin tënd.

2. Aktivizo "Remote Desktop Connection"
- start > settings > control panel > system
- hap tabelën "remote"
- aktivizo opsionin "allow users to connect remotely to this computer"
- nëse llogaria që krijove në hapin 1 nuk është llogari administratori, atëherë shtyp butonin "select remote users", shtyp butonin "add" dhe shkruaj emrin e llogarisë. Administratorët e kompjuterit kanë leje automatikisht. Tani kompjuteri është gati të pranojë lidhje nga rrjeti.

3. Gjej IP ose emrin e kompjuterit në rrjet
Nëse kompjuteri i shtë***ë ka lidhje të drejtpërdrejtë me internetin (dmth IP publike), mënyra më e lehtë për të gjetur IP është duke hapur faqen kliko ketu ....

Mënyrja tjetër për të gjetur IP është duke hapur start > run > cmd dhe të shtypësh komandën ipconfig. Nëse kompjuterat që do lidhen janë në të njëjtin rrjet lokal (zyre ose shtëpie), atëherë nuk është nevoja e IP, por mjafton emri i kompjuterit. Emrin e gjen tek start > settings > control panel > system > tabela "computer name". Mbaje shënim IP dhe emrin e kompjuterit.


Në kompjuterin e zyrës (rrjet/internet)

4. Hap programin "Remote Desktop Connection". Në Windows XP e gjen tek menuja [start > programs > accessories > communications > remoted desktop connection] ose tek [start > run > mstsc]. Nëse kompjuteri i zyrës nuk ka Windows XP, të duhet të shkarkosh "Remote Desktop Client" nga faqja e Microsoft kliko ketu ...

5. Tek kutia e kompjuterit shkruaj IP ose emrin e kompjuterit që do të kontrollosh (atë që mbajte shënim në hapin 3 më lart) dhe shtyp butonin "connect" që të bëhet lidhja. Nëse çdo gjë shkon siç duhet, tani do shikosh ekranin e kompjuterit të shtë***ë që do të kërkojë të identifikohesh dhe pastaj mund ta përdorësh njësoj sikur të ishe në shtëpi. Kur shkëput lidhjen, kompjuteri i shtë***ë kyçet dhe kompjuteri qëndron ashtu siç e le. Kjo është gjë e mirë sepse mund të vësh një program në punë dhe kur kthehesh në shtëpi e gjen të mbaruar punën.


Nëse lidhja dështon

1. Kontrollo që kompjuteri i shtë***ë është ndezur, është lidhur në internet, dhe IP është e saktë. Shumica e lidhjeve të internetit ofrojnë IP të ndryshme sa herë që lidhesh.

2. Nëse kompjuteri i shtë***ë lidhet në internet nëpërmjet një kompjuteri tjetër ose një routeri, atëherë routeri duhet konfiguruar që porta TCP: 3389 të jetë e hapur.

3. Nëse kompjuterat përdorin firewall, ndrysho konfiguracionin që të mos bllokojë portën TCP: 3389.

4. Shiko nëse janë hapur shërbimet e nevojshme.
- Hap start > run > services.msc
- Gjej shërbimet "terminal services" dhe "remote desktop help session manager". Tek kolona "startup type" duhet të jenë "manual" ose "automatic". Nëse do ta përdorësh shpesh programin, ndryshoji në "automatic" që të bëhet pak më shpejt lidhja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://drenica.albanianforum.net
 
Si ta kontrollojmë kompjuterin nga një kompjuter tjetër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si të instalosh dy sisteme operative në kompjuter
» Beje Disable Restartimin e Kompjuterin ne ngjarje te demtimit te Sistemit/ BSOD
» Beje Disable Restartimin e Kompjuterin ne ngjarje te demtimit te Sistemit/ BSOD
» Me Qu transferte prej msn tane ne 1 tjeter ose aii te ti
» Si të marrim video nga youtube apo ndonje webfaqe tjeter

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: INFORMATIKA :: Tutoriale/Mësime-
Kërce tek: