Drenica Hackers GrouP
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drenica Hackers GrouP

Drenica Hackers Group
 
ForumForum  Drenica-HackersDrenica-Hackers  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Riberi drejt Realit, ndërhyn Zidan!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
bLeenndoo.xX
Moderator
Moderator
bLeenndoo.xX


Numri i postimeve : 515
Poenat e Antarit : 1428
Thanks : 3
Join date : 28/05/2009
Age : 28
Location : Kosova,Vushtrri

Riberi drejt Realit, ndërhyn Zidan! Empty
MesazhTitulli: Riberi drejt Realit, ndërhyn Zidan!   Riberi drejt Realit, ndërhyn Zidan! EmptySun Jun 21, 2009 1:59 pm

Riberi drejt Realit, ndërhyn Zidan! Frank-ribery
Zinedin Zidan është në bisedime me Frenk Riberinë dhe i ka thënë bashkëpatriotit të tij se lëvizja nga Bajerni te Reali i Madridit do të ishte hapi i duhur në karrierën e tij.

Zidan, i cili pranoi publikisht ditën e djeshme se Reali është i interesuar për francezin, tha gjithashtu se po përpiqet të bindë Bajernin të ulë pretendimet financiare. “Jam në bisedime me Frenkun, - u shpreh tri herë fituesi i “Topit të Artë”, i cili luan rolin e këshilltarit të presidentit Florentino Perez, për gazetën franceze “Le Dauphine Libere”. - Ai është një futbollist fantastik dhe e ka vendin te Reali i Madridit.
Atij i jepet një mundësi e madhe për të vazhduar karrierën në elitë, që po të ishte në dorën time, nuk do ta refuzoja kurrë. Riberi ka një shans ideal për t’u bërë dikushi, tani i takon atij të vendosë. Sëbashku duhet të flasim edhe me Bajernin për të gjetur një çmim të arsyeshëm për transferimin e tij në “Bernabeu”.

Reali ka blerë Kristiano Ronaldon për 94 milionë euro nga Mançester Junajtid dhe brazilianin Kakà nga Milani për 68 milionë euro. Riberi, i cili gjithashtu është në shënjestrën e Mançester Junajtid dhe Çelsit, do të ketë një çmim të përafërt me dy “yjet” e lartpërmendur. Zidan e pranoi se për futbollistë me aftësitë e 26-vjeçarit, ish-lojtar i Gallatasarajit dhe Marsejës, është e drejtë të kërkohen dhe të investohen shuma të mëdha. “Nëse Bajerni mendon se Riberi vlen më shumë se 50 milionë euro, unë deri diku jam dakord.

Ai ka aftësi të jashtëzakonshme dhe ia vlen ta blesh biletën për ta parë. Nga ana tjetër jam plotësisht dakord edhe me Realin, që vendos të investojë për një futbollist të tillë. Duhet t’i mbledhim të gjithë më të mirët në Madrid”. “Zizu” luajti me Realin nga viti 2001 deri në vitin 2006, kur u tërhoq nga futbolli.

Ai u soll në “Bernabeu” nga Florentino Perez për 72 milionë euro, një rekord që u thye vetëm nga blerja e Kristiano Ronaldos. “Rekordi do të thyhej herët apo vonë dhe më vjen mirë që kjo ndodhi sërish me Perezin dhe sërish me Realin” - përfundoi Zidan, që si futbollist fitoi Kupën e Botës dhe kampionatin europian me kombëtaren franceze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.blendos.albanianforum.net
 
Riberi drejt Realit, ndërhyn Zidan!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fabregas drejt Milanit
» United do t’i konkurrojë Realit për Benzeman

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers GrouP  :: Informohu & Qendra e Forumit :: Të Fundit nga Shkenca & Teknologjija-
Kërce tek: